Presidentja, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për shtetin dhe popullin e Kroacisë, për mbështetjen që i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofrojë Kosovës.
Osmani pas takimit që zhvilloi me presidentin kroat, Zoran Milanoviç tha se Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se të dyja vendet kanë marrëdhënie e të dyja vendeve nderohet mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht.
“Kroacia është një ndër shtetet që ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira por edhe sot kur Kosova është shtet i zhvilluar që po ec përpara duke dhënë një ndër shembujt më të mirë të zhvillimit të demokracisë në rajon, për këtë përkrahje të madhe populli i Kosovës i është jashtëzakonisht mirënjohës Republikës së Kroacisë. Republika e Kosovës dhe Kroacisë kanë marrëdhënie të shkëlqyera, Kroacinë vërtetë e konsiderojmë si aleatë kyç. Marrëdhëniet ndërmjet të shteteve ndërtohen mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht ndërmjet dy vendeve. Miqësia dhe solidariteti natyrisht që daton qysh në vitet e 90-ta kur të dy kombet u ekspozuan ndaj luftërave të tmerrshme”, u shpreh Osmani në konferencën e përbashkët me homologun e saj kroat.
Në konferencën e përbashkët me homologun kroat, Osmani tha se shpreson që Kroacia do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në rrugën për konsolidimin e shtetësisë së saj për çka shton se kjo rrugë është e vështirë por që është e pandalshme.
“Është tejet e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ta konsolidojë shtetësinë e saj dhe në këtë drejtim shprehim shpresën tonë që Kroacia do të vazhdojë të parakrah Kosovën në këtë rrugë të vështirë dhe rrugë patjetër të pandalshme sepse Kosova si shtet i përvarur, sovran dhe i lirë nuk ka kthim mbrapa. Në këtë drejtim do të punojmë me Kroacinë”, u shpreh Osmani.
Ajo më tej ka falënderuar Kroacinë edhe për kontingjentin antiCOVID-19 që i dhuroi Kosovës por ehde ndihmën që ofroi në kohën kur në Kroaci ndodhi aksidenti tragjik e ku humbë jetë 10 qytetarë nga Kosova.