Haradinaj i ashpër me Kurtin: Kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh?

Aktuale

Haradinaj i ashpër me Kurtin: Kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh?

Nga: A.M. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:21
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me reduktimet e shumta të energjisë elektrike.

Ai në një postimi në Facebook parashtori disa pytje në lidhje me kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera Haradinaj tha: “Kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh? A e kanë meritu ata që e votuan VV-në dhe Kurtin? A ia kishin borxh Kurtit terrin dhe të ftohtit?

Për këtë dimër po e shohim, reduktime, terr, të ftohtë. Si do të jetë dimri i ardhshëm me këta njerëz e me këtë mendësi të tyre?”

Postimi i plotë

Ku i kishin mendtë Kurti e VV

Ku i kishte mendtë Kurti e VV-ja kur e kundërshtonte me forcë investimin 1.2 miliardë dollarë për 500 megavatë energji, të çmimit deri në 86 euro për megavat, investim që do të hapte vende të punës dhe do ta kthente Kosovën në fuqi rajonale të energjisë?

Ku i kishte mendtë Kurti e VV-ja kur e refuzuan investimin amerikan, 200 milionë dollarë falas, të aprovuara nga Presidenti Biden për gazsjellësin Shkup - Prishtinë?

Ku i kishin mendtë Kurti e VV-ja gjatë verës që nuk u morën me KEK, KOSTT, KEDS e KESCO, për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, por e pritën dimrin e ftohtë?

Ku i ka sot mendtë Kurti e VV-ja, kur paguan deri në 620 euro për megavat nga tregjet e shteteve fqinje?

Kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh? A e kanë meritu ata që e votuan VV-në dhe Kurtin? A ia kishin borxh Kurtit terrin dhe të ftohtit?

Për këtë dimër po e shohim, reduktime, terr, të ftohtë. Si do të jetë dimri i ardhshëm me këta njerëz e me këtë mendësi të tyre?

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat