Bajqinovci: KEDS mos të privilegjon lagje, disa pa energji 6 orë e në disa nuk ndalet fare

Aktuale

Bajqinovci: KEDS mos të privilegjon lagje, disa pa energji 6 orë e në disa nuk ndalet fare

Nga: A.SH Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:46
Mefail Bajqinovci

Ditët e fundit KEDS ka njoftuar për reduktime të energjisë elektrike në gjithë Kosovën.

E deputeti i VV-së, ka ngritur pikëpyetje duke thënë se disa lagje po privilegjohen sepse disa nuk po kanë energji deri në 6 orë në ditë e disa të tjera nuk iu ndalet fare.

Postimi në Facebook:

Në disa lagje rryma ndalet deri në 6 orë në ditë, ndërsa kemi lagje ku energjia nuk ndalet fare.

KEDS nuk guxon t’i privilegjoj lagjet e caktuara me energji elektrike, ndërsa lagjet në periferi t’i diskriminojë duke i lënë në terr me orë të tëra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat