Isa Mustafa ironizon me reduktimet e rrymës: Nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve!

Aktuale

Isa Mustafa ironizon me reduktimet e rrymës: Nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve!

Nga: G.B Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:32
Isa Mustafa

Ish lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me reduktimet e rrymës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria na ktheu në vitin 200, pa rrymë e me agregatë, përcjell Bota sot.

Ai ka ironizuar duke thënë se nuk është ftohtë, pasi po nxehemi me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve!

Postimi i tij i plotë:

Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë.

Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve!

Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat