Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi me bashkëpunëtorë, mbajti sot një takim me drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqi, drejtorët e klinikave të QKUK-së të ndërlidhura në trajtimin e pacientëve me COVID-19 si dhe drejtorët e Spitaleve rajonale të cilët ishin të inkuadruar në takim në mënyrë virtuale.
Në këtë takim, Ministri Latifi kërkoi nga drejtuesit e shërbimeve shëndetësore të Kujdesit Tretësor dhe Dytësor që ta ngrinin nivelin e lartë të gatishmërisë për t’u ballafaquar me raste të COVID-19.
Marrë parasysh situatën epidemiologjike ne vendet përreth dhe përhapjen në shumë shtete edhe të variantit tjetër të SARS-COV-10, Omicron.
Ministri ka përgëzuar personelin shëndetësor për punën e deritanishme, por ka tërhequr vëmendjen se situate aktualisht e qetë epidemiologjike në Kosovë, mund të përmbyset nëse nuk zbatohen në fuqi masat ekzistuese dhe nëse spitalet nuk janë të mobilizuara maksimalisht për të pritur pacientë në rast të një vale të re të COVID-19.