Policia e Kosovës konfirmoi pasditen e sotme se një person anonim i ka thirrur dhe i ka njoftuar se ka vënë mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve.
Ndërkaq, është publikuar momenti kur janë evakuar udhëtarët nga Stacioni.
U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda.
Policia ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet përkatëse.
‘Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, njofton PK-ja.