Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është ankuar se reduktimet e energjisë elektrike po zgjasin më shumë se dy orë.
Ai, tha sot se kompania për distribuimin e energjisë elektrike në vend, “nuk guxon” të privilegjojë lagje të caktuara dhe të diskriminojë të tjera.
“Në disa lagje rryma ndalet deri në 6 orë në ditë, ndërsa kemi lagje ku energjia nuk ndalet fare”, tha Bajqinovci.
“KEDS nuk guxon t’i privilegjoj lagjet e caktuara me energji elektrike, ndërsa lagjet në periferi t’i diskriminojë duke i lënë në terr me orë të tëra”.
Kriza energjetike ka shkaktuar reduktimin e energjisë elektrike në tërë vendin.
Qeveria e Kosovës ndau 20 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) në fund të javës së kaluar për të mbështetur korporatën në tejkalimin e krizës me të cilën është duke u përballur.