Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka shkruar për Baton Haxhiun dhe lidhjet e vëllezërve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me kriminelët e veriut.
Miftari pyet Baton Haxhiu se qysh e pat emrin liria jonë?
Ai shkruan se vëllezërit e Thaçit dhe Kadri Veselit kanë bashkëpunuar me Zvonko Veselinoviçin dhe Milan Radojçiq.
Sipas Miftari kanë bë kontrabandë me naftë, cigare barna e armë.
Postimi i plotë:
O Baton Stanishiqi qysh e pat emrin liria e jonë?
Hashim Thaçi me vëllezërit e vet me Veselinoviçat, Radojçiçat.... deri në fyt në biznes me prona, me ndërtime, me privatizime edhe barikadat në veriun e Kosovës i kanë ndërtu bashkërisht ... tjetrën anë Kadri Veseli me vëllezërit e vet e do Kamisha, e Beqira ne biznes deri në fyt me Veselinoviçat, Radojçiçat.... me naftë, benzin, cigare, barna, armë, përmes firmës Gëzimi, ushqime, prodhime bujqësore....
Kosova edhe mirë i ka punët si shtet kush na ka udhëheq e na ka shit patriotizëm e politikë kinse pro_prrëndimore nga 1999 deri sot jo Amerika, jo Brukseli, jo Uashingtoni asnjëri nga këta, por për ju tanë kohën ish kanë Serbia-Serbia!