Policia e Kosovës ka lëshuar qarkullimin për qytetarë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pas dyshimeve për mjet shpërthyes.
Njësitet elite policore janë larguar nga vendngjarja, derisa bashkë me ta edhe shiritat bllokues për kalimtarët.
Pavarësisht se policia u largua, institucionet përkatëse nuk u deklaruan për medie.
Derisa më parë, nga Policia e Kosovës thanë se kanë pranuar një telefonat anonime nga një qytetar, ku u dyshua për mjet shpërthyes.