Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të masës 4.2, që ka të bëjë me mbështetjen për arsimin, do t’i ndajë 4.1 milionë euro për mbulimin e obligimeve për sa u përket librave për shkollat fillore.
Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e mbajtur këtë të enjte.
“Ndarja tjetër ka ta të bëjë për MASHT-in me shumë 4.1 milionë euro.
Në kuadër të masës 4.2 (mbështetja për arsimin), që ka të bëjë me mbulimin e obligimeve për sa u përket librave për shkollën fillore”, ka thënë Murati