Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me reduktimet e energjisë elektrikë në Kosovë, duke thënë se Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), “po gënjen”.
Kjo e fundit, të mërkurën tha se do të ketë reduktime për të gjithë konsumatorët nga dy orë për shkak të krizës energjetike.
Por, Molliqaj thotë se reduktimet nuk janë nga dy, por ka lagje e fshatra gjithandej Kosovës që kanë mbetur në terr për gjashtë orë rresht.
Përmes një postimi në Facebook, ai pohuar se këto reduketime janë të padurueshme dhe të papranueshme.
“KEDS po gënjen! Nuk janë 2 orë në ditë reduktimet. Ka lagje në Prishtinë e fshatra gjithandej Kosovës ku rryma është ndalur për 6 orë rresht”, ka shkruar Molliqaj, duke shtuar se operatori privat e ka detyrim kontraktual furnizimin me energji elektrike.
E nëse kjo nuk ndodh, ka thënë se është Qeveria ajo që duhet të ndërhyjë.