Kaq vite u dënua polici Vesel Veseli për rastin e dhunimit të vajzës nga Drenasi

Aktuale

Kaq vite u dënua polici Vesel Veseli për rastin e dhunimit të vajzës nga Drenasi

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:55
Vesel Veseli

Policit Vesel Veseli, i akuzuar për dhunimin e të miturës nga Drenasi, i është shqiptuar dënimi nga gjykata.

Ai është dënuar me 4 vite burgim për keqpërdorim seksual dhe shtytje në ndërprerjen e shtazëzanisë.

“I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në këtë rast janë dënuar edhe avokati si dhe arsimitari i viktimës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat