321 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Aktuale

321 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 07:41
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 321.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,899 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës.

Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat