Dhurata Hoxhës i konfirmohet aktakuza për keqpërdorim të pozitës

Aktuale

Dhurata Hoxhës i konfirmohet aktakuza për keqpërdorim të pozitës

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:05
Dhurata Hoxha

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhe ndaj ish-tre anëtarëve të këtij institucionit, të cilët akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe i autoritetit zyrtar.

Në njoftimin e Apelit thuhet se është e pabazë ankesa e mbrotjes së të akuzuarve për hedhjen poshtë e aktakuzës së ngritur nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruara nga mbrojtësitë e të pandehurve.

Të pandehurit Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O. secili veç e veç akuzohen për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 2. lidhur me nenin 71, paragraf 1. të KPRK”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat