Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhimin e pandemisë COVID-19.
Kritika pati edhe për mosfunksionalizimin e spitalit të financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Në fillim të mandatit tim si Ministër i Shëndetësisë u ballafaqova me një kërkesë të ndërprerjes së punimeve në spitalin pediatrik, kirurgjik i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga ata të cilët ishin duke e ndërtuar këtë spital.Kërkesa ishte se për nëntë muaj ishin ndërprerë punimet dhe arsyetimi i vetëm ishin punë inatesh politike, xhelozie me individë të caktuar”, tha ai.
Mbylljen e këtij spitali ai e quajti papërgjegjësi të madhe, përcjell Klankosova.tv.
“Kjo u zhbllokua, ecën punët dhe duket se spitali ishte drejtë përfundimit.Mbyllja e këtij spitali për arsye tenike është papërgjegjësi e madhe dhe duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që kanë përgjegjësi për funksionalizimin e këtij spitali, ndaj bëj thirrje nga këtu që sa më shpejtë”, tha Zemaj.
Ish-ministri tha se qeveria ka ulur shpenzimet edhe në furnizime me barna.
“Kjo qeveri e ka rritur koston buxhetore për trajtim jashtë vendit dhe i ka ulur shpenzimet edhe në shërbime edhe në furnizime, por edhe në barna. Kjo është papërgjegjësi, prandaj një spital i tillë më kosto pothuajse me mbi 22 milionë tregon keqmenaxhimin dhe papërgjegjësinë për të marrë veprime konkrete”, u shpreh tutje Zemaj.