Asnjë i vdekur, ky është numri i rasteve pozitive me Covid-19

Aktuale

Asnjë i vdekur, ky është numri i rasteve pozitive me Covid-19

Nga: G.B Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 14:57
Ilustrim

24 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës.

Deri më sot 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.984 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.991. Në total numri i rasteve aktive është 331.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat