Policia jep detaje nga përleshja me armë në Prishtinë, ja çka u gjet në veturën me targa të Zvicrës

Aktuale

Policia jep detaje nga përleshja me armë në Prishtinë, ja çka u gjet në veturën me targa të Zvicrës

Nga: N. Sh. Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 15:52
Pamje nga arrestimi

(E plotësuar 16 e 27)-  Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për gazetën "Bota sot" se sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

"Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike. Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëtjtit janë arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin", ka deklaruar ajo.

Image
Arma e konfiskuar nga Policia

 

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Prishtinë.

Në rrugën Agim Ramadani, është arrestuar personi në fjalë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Personi i arrestuar ndodhej në një veturë Audi A7 me targa të Zvicrës.

Nuk dihet arsyja e arrestimit.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat