Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, tha se i ka blerë një qebe kryeministrit Albin Kurti për t’ia dërguar në Parlament.
Mirëpo, befasinë me qeben e blerë në një dyqan për bebe, Kastrati tha se ia prishi PSD-ja, e cila vendosi një numër të madh qebesh para Qeverisë së Kosovës.
“Unë sot ja bleva Kurtit këtë batanije në “BABY SHOP” me ja jep në parlament, por më shkoj huq se PSD paska investuar më shumë se unë dhe ja paska vendos para Qeverisë disa batanije me dimensione shumë më të mëdha se e imja…nejse, me rëndësi është me pas me çka me u nxe ky djaloshi”, ka shkruar deputeti i PDK-së, i cili njihet si një armik i Qeverisë Kurti.
Kastrati është i njohur për ofendimin e tij, që i bëri presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Ai edhe në kohën kur ishte kinse analist i RTK-së, ishte dukshëm i ashpër me LVV-në, por ishte i afër me PDK-në, Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Madje Kastrati qante për ta live në emision televiziv.
Këtë veprim të Kastratit, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, e quan model të keq.
Islami në një reagim në facebook, e quan psikopat deputetin Ardian Kastrati.
“Vazhdojmë me idiotët që janë zgjedhur deputet, ky psikopat që është edhe ligjerues edhe deputet, merrë pagë deri në 4.000 Euro, pse nuk banë ky qebe nëpër parlamet!
Model i keq, mjerë vendi që ju ka!”, shkruan Islami në facebook.