Avokatit i ndalet rryma natën e Krishtlindjes – nuk po tregoni respekt për festën

Aktuale

Avokatit i ndalet rryma natën e Krishtlindjes – nuk po tregoni respekt për festën

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:15
Arianit Koci

Në ditët e fundit të vitit 2021 qytetaret e Kosovaës po përballen me reduktime të shumta të energjisë elektrike. Njëjtë ndodhi edhe sonte kur besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen. Lidhur me këtë është ankuar avokati Arianit Koci.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Koci thotë se të paktën në ditë të tilla të shënuara do të duhej të tregohej më shumë respekt.

“Rryma u ndal. Darka po mbetët pa u përgatitë. Çka me ju ba mysafirëve? Bukë, djath e zemër?”, pyet Koci.

“Së paku sot, është dashtë me e gjetë mënyrën me na furnizu me rrymë. Pikë respekti nuk po tregohet për festën e Kërshëndellave”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh, pas krizës energjetike që ka kapluar së fundmi vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat