“Rryma s’ruhet në frigorifer”/Gjini i reagon Kurtit

Aktuale

“Rryma s’ruhet në frigorifer”/Gjini i reagon Kurtit

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 21:37
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së tij, se ‘rryma s’ruhet në frigorifer’. Gjini tha se kryeministri i Kosovës e di që rryma mund të parapaguhet.

Gjini e bëri këtë reagim përmes një shkrimi në Facebook, duke bërë pyetje se ‘a jemi të vjedhur a të varfër’.

Ai ka kërkuar nga Kurti që mos t’i ndërrojë fjalët. 

“Shihe, nuk po bojka me e ruajt rrymen në frigorifer!! Kryeministri mirë po e di, saktë! Ai poashtu e di se energjia elektrike edhe parapaguhet!! 

Fakti që vetëm ne kemi reduktime, edhepse nuk jemi shumë më të varfër se vendet e rajonit tregon saktë se kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse janë të obliguara t’i furnizojnë ato me çmimet e parapaguara. E çka mbet na e shesin neve, fooort shtrenjt. E di sakte se edhe këtë e di kryeministri, fort sakte. Ajo që nuk po e di ai është se njerëzit nuk hanë bar. Prandaj trivializon të pavërteta! 

Edhe një pyetje më ra ndër mend: a jemi të vjedhur a të varfër? Mos i ndërro fjalët tash”, tha Gjini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat