Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë thirrje që të mos aktivizohen të gjitha pajisjet elektrike, pas rikthimit të energjisë pas dy orësh ndërpjrerje.
KEDS-i përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kjo do ta lehtësonte punën dhe energjia do të rikthehej në kohën e planifikuar.
“Për të tejkaluar këtë proces sa më lehtë dhe për të energjizuar daljet me sukses kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Qenësore është që pajisjet elektrike të mos aktivizohen të gjitha në të njejtën kohë në kohën e planifikuar për tu rikthyer energjia (pas dy orësh ndërprerjeje).
Këto veprime nëse ndërmerren nga të gjithë ne do të lehtësonin tej mase situatën dhe rikthimin e energjisë elektrike në kohën e planifikuar”, thuhet në këtë njoftim.