Të martën Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, masat emergjente në rend të ditës

Aktuale

Të martën Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, masat emergjente në rend të ditës

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 11:14
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me datë 28 dhjetor.

Sipas rendit të ditës, shihet se në rend të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për Masat Emergjente për kufizim të furnizimit me energji.

Qeveria e Kosovës dje mori vendim për masat emergjente, të cilat pritet të zgjasin deri në 60 ditë.

Kjo pas mungesës së energjisë elektrike që po shkakton kaos në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat