Dardan Molliqaj i reagon Viktor Buzhalës

Aktuale

Dardan Molliqaj i reagon Viktor Buzhalës

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 14:41
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala i cili tha sot në një konferencë për media se pretendimet e Molliqajt janë absurde derisa ka shtuar se me deklarimet e Molliqajt po merret edhe zyra ligjore e KEDS-it.

Molliqaj tha se Buzhala vetëm sa e shton dyshimin lidhur me deklarimet e tij se KEDS ka ndikuar në rënien e blloqeve A3 dhe A5.

“Reagimi i z. Buzhala, vetëm sa shton dyshimin. Në vend se menaxhmenti i ri KEK-ut dhe KEDS-it të jenë transparente, t’i lënë vend hetimit, si dhe organet hetuese të drejtësisë të nisin punën një orë e më parë, kanë zgjedhur sulmin.”, ka shkruar Molliqaj në një postim në Facebook.

Ai tha se kjo qasje e KEDS-it vetëm sa u jep të drejtë, teksa paralajmëroi rritje të aksioneve dhe organizimeve të PSD-së.

“Kjo qasje vetëm sa na jep të drejtë. Aksionet dhe organizimi do të rriten. Padrejtësia nuk mund të normalizohet. Terri ndonjëherë ndriçon të vertetën”, ka shkruar më tutje ai.

Postimi i plotë:

Sot, pas konferencës që PSD ka mbajtur, lidhur me kolapsimin e KEDS, përmes pyetjeve dhe dyshimeve të ngritura, siç duket ka prekur thelbin e disa e problemeve të grumbulluara në këtë kompani dhe relacionin e saj me Qeverinë.

Reagimi i z. Buzhala, vetëm sa shton dyshimin. Në vend se menaxhmenti i ri KEK-ut dhe KEDS-it të jenë transparente, t’i lënë vend hetimit, si dhe organet hetuese të drejtësisë të nisin punën një orë e më parë, kanë zgjedhur sulmin.

KEDS është e mbyllur ndaj qytetarit prej të cilit përfiton milionat. Duke kërcënuar në konferencë dhe duke i ruajtur objektet e KEDS me polici, nuk mund ta pengojnë e as heshtin kundërshtimin qytetar.

Stili i SLAPP padive që kanë për qëllim kërcënimin e atyre që ngrisin zërin kundër eksploatimit nuk mund të zgjas. Efektit publik dhe menaxhimit te imazhit po i vie fundi.

Kjo qasje vetëm sa na jep të drejtë. Aksionet dhe organizimi do të rriten. Padrejtësia nuk mund të normalizohet. Terri ndonjëherë ndriçon të vertetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat