Kompania e njohur Frutex, tash e katër ditë është pa rrymë, për shkak të krizës energjetike në vend.
Për këtë situatë të pakëndshme ka reaguar pronari i kompanisë, Shaqir Palushi.
Palushi përmes një postimi në Facebook ka paralajmruar se do ta padis KEDS-in për shkak të dëmeve që i kanë shkaktuar reduktimet me rrymë.
“Frutex ka paralajmruar ngritjen e një padie kunder KEDS, për shkak të dëmeve të shkaktuara, në linjat prodhuese”, ka shkruar Palushi.
Nga kompania kanë njoftuar se përveç reduktimeve, edhe kur energjia elektrike kyçet, tensioni është I ulët.
“Kompania Frutex, në një deklaratë për media, ka njoftuar se, që 4 ditë jo vetem që ka reduktime disa orëshe por, edhe kur energjia elektrike kyçet, tensioni është shumë i ulët dhe për pasojë duhet të vazhdohet puna me gjenerator. Aktvizimi i gjeneratorëve me kapacitet 1000 KW, jo vetëm dhjetëfishon koston, por i rrezikon paisjet elektronike, si pasojë e mos perballimit të punës së gjatë 24 orëshe”, ka shkruar ai.