Raporti i MSH: Kaq raste të reja me Covid-19 u shënuan në Kosovë

Aktuale

Raporti i MSH: Kaq raste të reja me Covid-19 u shënuan në Kosovë

Nga: G.B Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 14:56
Ilustrim

25 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.390 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.024 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.142 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.327.

Në total numri i rasteve aktive është 342.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat