Rama për projektin e liqenit: Prej atij momenti më njohën 100 për qind e qytetit

Aktuale

Rama për projektin e liqenit: Prej atij momenti më njohën 100 për qind e qytetit

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 22:05
Përparim Rama

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar edhe një herë deklaratën që ai e ka bërë në një emision rreth ndërtimit të një liqeni në vend të stadiumit “Fadil Vokrri” në të ardhmen.

Ai tha se barsoletat që ndodhen pas kësaj deklarate janë të mira, sepse sipas tij, ata duhet t’i stimulojnë qytetarët që të mendojnë jashtë kornizës.

Ai tha se intimisht për këto barsoleta për të kanë qenë fantastike sepse deri në atë moment e kanë njohur 50 për qind e qytetit, ndërsa prej atij momenti e njohën 100 për qind të qytetit.

“Intimisht, ata që e kanë përqeshur këtë ide për mua ka qenë fantastike, sepse deri në atë moment më kanë njohur 50 për qind e qytetit, ndërsa prej atij momenti më njohën 100 për qind e qytetit, pra, unë e arrita timen”, është shprehur Rama në emisionin “Oxygen” .

Tutje, ai tha se projekti i stadiumit nuk do të ndodh në katër vitet e ardhshme, sepse nuk e kanë në program.

“Projekti i stadiumit nuk do të ndodh në katër vitet e ardhshme, sepse nuk e kemi në program, por kjo mund të ndodh në të ardhmen nëse ne si shoqëri vendosim që na duhet ai projekt”, është shprehur Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat