Deputeti AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se krimi i organizuar ka zbarkuar nëpër komuna.
Tahiri ka kërkuar nga Kurti që të merret me krizen energjetike dhe të gjejë zgjidhje për Vitin e Ri.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci.
Ai përmes një postimi në Facebook reagoi ashpër ndaj Tahirit duke i thënë që pse i njejti ka reaguar ndaj kësaj deklarate, pasi KM nuk ka përmendur asnjë komunë ku kryetari është i AAK-së, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kur e pashë titullin “Tahiri i reagon Kurtit” mendova mos është fjala për Abelard Tahirin ose ndoshta edhe Edita Tahirin. Mirëpo qenka Besniku! Pse po mendon Besnik Tahiri që KM e ka pasur fjalën për ndonjë komunë ku kryetari është i AAK-së? Ç’është kjo mizë pas veshit të Tahirit?