Ish-ministri Berisha: Kurti duhet t’i sqaroj popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit

Aktuale

Ish-ministri Berisha: Kurti duhet t’i sqaroj popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 19:13
Anton Berisha

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i sqarojë popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit.

Ai tha se pyetja logjike dhe praktike që duhet të shtrohet është se në cilin vend, sipas tij, së paku në Europë, i mundësohet një kryeministri të mos marrë asnjë detyrim e përgjegjësi për punën që i është besuar, e që në fund të fundit edhe paguhet.

“Për t’i përmirësuar e zgjidhur çështjet të cilat nuk janë menaxhuar mirë nga qeveritë e kaluara?! Apo për të vazhduar nga pozita e kryeministrit me opozitarizmin e fajësimit të tjerëve ndërkohë që shfrytëzon të gjitha privilegjet e pushtetarit më të fuqishëm në vend?!” shkroi Berisha në një postim në Facebook.

Tutje, ai deklaroi se mungesa e marrjes së përgjegjësisë personale nuk është karakteristikë e shoqërive të qytetëruara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat