Reuters shkruan për nëntë rastet me Omicron në Kosovë

Aktuale

Reuters shkruan për nëntë rastet me Omicron në Kosovë

Nga: G.B Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 09:02
Një punëtore mjekësore qëndron para ambulancës për sëmundjen koronavirus (COVID-19) në Prishtinë, Kosovë, 16 mars 2020. REUTERS/Laura Hasani

Nëntë raste me Omicron janë regjistruar në Kosovë dje.

Për këtë kanë shkruar edhe mediet e huaja.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të dielën se janë regjistruar nëntë raste me variantin Omicron në Kosovë, shkruan Reuters, përcjell Bota sot.

Sipas ministrisë, nga 22 persona që rezultuan pozitiv me COVID-19 në 10 ditët e fundit, nëntë ishin identifikuar me variantin Omicron.

Ministria tha se nga nëntë, dy persona janë nga Shtetet e Bashkuara, dy nga Britania e Madhe, një nga Franca dhe katër raste të tjera ishin qytetarë të Kosovës që nuk kanë udhëtuar jashtë vendit.

Ministria shtoi se “varianti Omicron pritet të përkeqësojë situatën epidemiologjike në vend”.

Kosova ka pasur një periudhë relativisht të qetë në javët e kaluara me vetëm 12 raste pozitive dhe një vdekje të dielën./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat