Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka komentuar deklaratën e presidentit serb Vuçiq së fundmi, lidhur me “Ballkanin e Hapur”.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Vuçiq nuk mund të çmendet më shumë se kaq, përcjell Bota sot.
Ai ka publikuar deklaratën e tij se “Ballkani i hapur është projekti më i madh paqësor, që Ballkani e ka bërë vetë. Nisma “Ballkan i hapur” mund të jetë makina e rritjes dhe e zhvillimit për gjithë Europën”.
Postimi i tij i plotë:
Presidenti serb nuk mund të çmendet më shumë se kaq
“Ballkani i hapur është projekti më i madh paqësor, që Ballkani e ka bërë vetë. Nisma “Ballkan i hapur” mund të jetë makina e rritjes dhe e zhvillimit për gjithë Europën”.
-Intervistë e presidentit serb Aleksander Vuçiç në “TV Prva”, Beograd, 24.12.2021.