Dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt përfundojnë me sukses trajnimin në Forcat Speciale të Ushtrisë Turke

Aktuale

Dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt përfundojnë me sukses trajnimin në Forcat Speciale të Ushtrisë Turke

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 11:45
Dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt, Jeton Shabani de Bujar Neziri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt, Jeton Shabani de Bujar Neziri, kanë përfunduar me sukses trajnimin në Forcat Speciale të Ushtrisë Turke.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ky është një tjetër sukses i radhës për FSK-në.

“Edhe një sukses i radhës.

Forcave tona çdo ditë po ju shtohen kuadrot e specializuara.

Këtë radhë efektivave të FSK-së iu shtuan edhe dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt që ndoqën trajnimin në Forcat Speciale të Ushtrisë Turke.

Mirënjohje e lartë për mbështetjen nga ushtria turke për zhvillimin e kapaciteteve tona!

Shumë urime nënoficerëve Jeton Shabani e Bujar Neziri!

Suksese në detyrat sfiduese e karrierë në të ardhmen”, ka shkruar ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat