Në media është publikuar një fotografi mbrëmë ku në Qeveri shihen dritat e ndezura dhe është bërë pyetja se a punon dikush apo vetëm janë lënë dritat ndezur.
Lidhur me këtë është përgjigjur ministri i financave Hekuran Murati, i cili ka thënë se po punon me orar shtesë një pjesë e stafit të Thesarit, që shumë pagesa të kryhen para Vitit të Ri, përcjell Bota sot.
Ai ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.
Postimi i tij i plotë:
Po, punon dikush!
Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri.
Ju lutem kurseni energjinë elektrike!