Publicistja Kimete Berisha ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me krizën energjetike të Kosovës.
Berisha ka thënë se kryeministri me pyetjet e tij se a po doni doni reduktime të rrymës apo shtrenjtim të saj, nuk ofron asnjë zgjidhje të mirë për qytetarët.
Postimi i plotë:
Albin Kurti: A po doni reduktime të rrymës apo shtrenjtim të rrymës?!
Pra, asnjë zgjidhje të mirë nuk e ofron.
Me gjuhë popullore, kjo do të thotë 'Zgjedhni, a po doni me ju rreh gajtan a stupc'!
Plus, tha deri në vitin 2050 kemi me pas probleme me rrymë...që do të thotë, edhe pas vdekjes sonë!
Është një trik psikologjik që ta heq dëshpërimin me kaull: Nëse mendoni se do të vdisni, të gjitha problemet e tjera do t'u duken asgjë.
P.S. Që thoshte James Joyce: Mbylli sytë dhe shih!