Kjo është familja që humbi dy pjestarë në aksidentin tragjik në Milot, nëna në gjendje të rëndë

Aktuale

Kjo është familja që humbi dy pjestarë në aksidentin tragjik në Milot, nëna në gjendje të rëndë

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 20:16
Familja Prenga

Dy viktima dhe dy të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit pasditen e kësaj të hëne.

Babai Shkurt Prenga dhe djali i tij 3-vjeçar ndërruan jetë në vend.

E plagosur rëndë ka mbetur nëna e të miturit, Fabiola Prenga, e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë.

Automjeti tip ‘Opel’ me të cilin familja po udhëtonte, u përplas me një ‘Benz’ i cili më pas u përfshi nga flakët.

Gjithashtu, edhe drejtuesi i ‘Benzit’ ka pësuar lëndime të rënda. Edhe ai ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat