Vdes 3-vjeçari nga Ferizaji që pësoi djegie të rënda nga zjarri

Aktuale

Vdes 3-vjeçari nga Ferizaji që pësoi djegie të rënda nga zjarri

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 08:09
Dëmi nga i shkaktuar nga zjarri

Ka vdekur 3-vjeçari, i cili kishte pësuar djegie trupi mbi 75 përqind, pasi shtëpia ku jetonte ishte përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Intensivës, Shaqir Uka.

“S’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegiet, pak minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë”, ka thënë.

Ndryshe, një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të shtunën që lam pas. Tragjedia e gjithë kësaj ngjarje ishte se në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%.

Teksa Policia e Kosovës po e heton rastin, dyshimet e para mbi shkaqet e zjarrit lidhen me një problem me rrymën. E për këto dyshime në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e KEDS-it.

Lidhur me këtë rast Zyra për Komunikim në KEDS ka thënë se ekipet në vendin e ngjarjes kanë marrë të dhënat dhe janë duke i analizuar ato për krijimin e një raporti.

Pasi raporti në fjalë nuk ka përfunduar akoma, KEDS ka kërkuar që palët të përmbahën nga konkludimet lidhur me shkaqet e zjarrit.

“Ekipet e KEDS kanë qenë në vendin e ngjarjes, i kanë marrë të dhënat, janë duke i analizuar ato dhe do ta përpilojnë një raport profesional ne baze te atyre te dhenave. Pasi raproti nuk eshte i gatshem ende, KEDS lut të gjitha palët të përmbahen nga konkludimet lidhur me shkaktarin e zjarrit”, thuhet në përgjigjen e KEDS.N

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat