“Është marre me e çel gojën për 10 vjet”, deputeti i VV-së reagon për gjendjen në KEDS

Aktuale

“Është marre me e çel gojën për 10 vjet”, deputeti i VV-së reagon për gjendjen në KEDS

Nga: G.B Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 09:10
Punimet brenda termocentralit Kosova B

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar lidhur me ekspertin gjerman që po rregullon prishjet në KEK, për të cilin u diskutua shuma e parave që merr për punën që po bën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se a ka ndonjë ekspert të lirë nga ata që e kanë shitur KEDS-in përgjithmonë për vetëm 26.3 milionë euro, përcjell Bota sot.

Basha ka thënë se gjendja është shumë keq dhe po punohet që të bëhet më mirë, derisa u ka bërë thirrje që të mos flasin ata që e kanë lënë këtë katrahurë.

Postimi i tij i plotë:

A ka far eksperti t’lirë prej këtyre ekspertëve që e kanë shit KEDS-in përgjithmonë në vlerë prej vetëm 26.3 milionë euro?

A e dini që këta ekspertët e hajnisë i kanë dhanë të drejtë ‘ekspertëve’ të KEDS-it me inkasu fatura prej 20 milionë euro dy muaj para transferimit të pronës? Pra e kanë lanë KEDS-in me mbledh fatura për dy muaj mbrapa, pa qenë hiç pronarë, që i bie se e kanë shit për SKRAP!!!

Po, gjendja është shumë keq dhe po punohet 24h me ba ma mirë, mirëpo a ka mundësi me shti kryet n’lesh JU që e keni lanë këtë katrahurë dhe vazhdoni me i mbështet po të njëjtit? Aman shuni se marre o me çel gojën për nja 10 vjet, shatnoj!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat