Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se e vetmja mënyrë për të stabilizuar rrymën në Kosovë, është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për energjinë.
“E vetmja mënyrë për të kthy gjithë prodhimin e energjisë elektrike për furnizim në Kosovë është që të kemi një rrethanë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në sektorin e energjisë”, ka thënë ajo.
Kusari Lila ka bërë thirrje që deputetët ta përkrahin qeverinë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Të njejtën thirrje pati edhe Rizvanolli.