Dardan Molliqajt i vjen një ftesë nga Policia e Kosovës

Aktuale

Dardan Molliqajt i vjen një ftesë nga Policia e Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 12:50
Dardan Molliqaj

Kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj sot i ka ardhë një ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion që të dorëzon dyshimet dhe pyetjet e ngritura në konferencës për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.

Molliqaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar për këtë ftesë, ku ka kërkuar nga njohësit e fushës së energjisë, punëtorët e KEK-ut dhe KEDS-it si dhe nga qytetarët që për çfarëdo informatash që kanë t’i dorëzojnë ato tek ai.

Molliqaj tregon se nesër do t’i dorëzojnë në Polici gjetjet e tyre.

Postimi i plotë:

Ftesë nga Policia e Kosovës

Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.

Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t'i dorëzojë tek unë.

Të gjitha informatat do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t'i dorëzojmë në Polici.

Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t'i shkojmë deri në fund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat