Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka akuzuar qeverinë Kurti për ndërhyrje politike në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe kjo sipas tij është edhe arsyeja e rënies së bllokut të termocentralit Kosova B, sepse nuk u lejua që ekipet të ndërhynin me kohë për parandaluar problemin me rrjedhjen në këtë bllok.
Shala ka thënë se KEK-u ka qenë i informuar qysh në momentin kur ka filluar rrjedhja, dhe nuk ka ndërhyrë menjëherë por e ka lënë të vazhdojë kjo rrjedhje e ujit në këtë bllok deri në rënien e tij të tërësishme.
Derisa ka thënë po ashtu se kryeministri, Albin Kurti që nuk po jep një analizë të plotë se si erdhi deri te problemi por po merret me fajësime.
“Ne e kemi parë kryeministrin duke fajësuar të tjerët për rënien e bllokut por nuk kemi parë asnjëherë të tregojë një analizë se pse erdhi deri te rënia e këtij bllokut të termocentralit Kosova B përveç asaj duke thënë se është i vjetër. E unë ju them që mbështetur në raportet zyrtare të punëtorëve dhe të inxhinierëve të KEK-ut kjo krizë ose kjo ramje nga sistemi I bllokut të B-ese është paralajmëruar teknikisht nga kuptimi inxhinierik ditë më parë. Pra saktësisht raporti i punës së ekipeve inxhinierike nga data 18, 2021 në ndërrimin e dytë dhe në ndërrimin e tretë janë të evidentuara prishjet, rrjedhjet apo ndodhitë teknike në këtë bllok I cili sot është jashtë funksionit. Pra ka një rrjedhje të ujit i cili në kuptimin inxhinerik nuk do të duhej të tolerohej në asnjë mënyrë që të vazhdojë puna e tij dhe në ndërrimin e dytë Brenda orës rreth 0.37 metër kub ujë që ka filluar”, ka thënë Shala.
Ndërsa ai ka akuzuar KEK-un së nuk ndërhy të rregullonte problemin as një ndërrimin e dytë të punës dhe as të tretin.
Sipas deputetit të PDK-së kjo ndodhi sepse menaxhmeti i KEK-ut dhe drejtori ishin nën presion politik nga qeveria.
“Vazhdon e njëjta rrjedhje edhe në ndërrimin e tretë dhe për qudi nuk kemi asnjë veprim menaxhues inxhinerik që ky bllok të ndërpritet të sanohet dëmi sa ishte I vogël e të mos dalë jashtë funksionit. Pra në kuptimin inxhinerik menaxhues, menaxhmenti I KEK-ut drejtori I KEK-ut dhe ekipet profesionale do të duhej me kohë të reagonin. Kanë qenë nën presion politik që të mos reflektojë në këtë kohë politike, zgjedhore dhe se duhet të shfrytëzohet çdo kapacitet I mundshëm jashtë parametrave energjetikë duke I fut ne funksion që nuk ka ndodhë në historinë 20 vjeçare që plus të futen edhe tre blloqet e A-së në të njëtën kohë për të cilat në kuptimin profesional është jashtë logjikës duke llogaritur të gjithë parametrat teknikë”, ka thënë ai.
Ndërsa Shala akuzuar se fajtor për gjendjen sot të këtij blloku është menaxhmenti i KEK-ut dhe qeveria që me ndërhyrjet politike nuk lejoi sanimin e problemeve me kohë.