Zemaj – Kurtit: Ti je yll që ndriçon botën

Aktuale

Zemaj – Kurtit: Ti je yll që ndriçon botën

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 14:01
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar dritat e ndezura në objektin e qeverisë pas orarit të punës, për të cilat është raportuar kohëve të fundit.

Sipas tij ato drita ishin ndezur për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministra e Ekonomisë, Artane Rizvanoli së bashku me komitetin po diskutonin krizën energjetike që ka goditur edhe Kosovës.

Madje deputeti Zemaj ka përshkruar edhe dialogun që këta të fundit kanë bërë gjatë këtij takimi.

“I keni pa ato dritat dhezë natën në Qeveri, kryeministri Kurti u ulur në njërën anë, komiteti, ministrja në anën tjetër nja 10 minuta qetësi, tu e kqyr njërin në sy, prit kur po fillojnë me folë me dhanë propozimet, prit…”

-Urdhëroni?

-Kryeministër e kemi një dilemë, qysh është e mundshme me pas krizë energjetike në Kosovë tu të pasë kryeministër?”, tha Zemaj.

“Kryeministri përgjigjet po parafrazoj: Ishim të paralajmëruar me kohë edhe vendet fqinje morën masa emergjente.”

“Ministrja me komitetin edhe ata militant që i ka emëruar mbi moshën 75 vjeçare të pakënaqur me përgjigjen po i drejtohen: Kryeministër nuk ka terr që të sfidon ty, sepse ti je yll që ndriçon botën e jo më Kosovën. Ndonëse me vonesë, por tanimë të gjithë e kanë kuptuar që terri i Kurtit është drita e vendit tonë”, shtoi Zemaj.

Ky fjalim i deputetit të LDK-së Armend Zemaj shkaktoi të qeshura në Kuvendin e Kosovës./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat