Rama diskuton me policinë e hapësirave publike

Aktuale

Rama diskuton me policinë e hapësirave publike

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me zv.komandantin rajonal për komunikacionin rrugor, Sylejman Halili, me të cilin kanë diskuar për lirimin e hapësirave publike.

Këtë e ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se shkuar se lirimi i këtyre hapësirave ka për synim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të kryeqytetit.

“Me theks të veçantë biseduam për rregullimin e trafikut, lirimin e trotuareve si dhe ndihmën e Policisë së Kosovës në lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut, sidomos në këto ditë kur semaforët shpesh herë nuk punojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Përmirësimi i sigurisë së qytetarëve në trafik, sidomos gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit, për ne është prioritet”, ka shkruar ai ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat