Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka njoftuar sot se ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj, në vende si si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Belgjikë dhe në mesin e tyre është edhe Kosova.
Tamar Ziv do të jetë ambasadorja e re e Izraelit në Kosovë, shkruan Jerusalem Post.
Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike pas marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit në mes të Kosovës e Serbisë, shkruan jerusalempost.
Theksojmë se në shkëmbim të njohjes së Izraelit, Kosova do të hap ambasadën e saj në Jerusalem.
Ines Demiri është e ngarkuara e Kosovës me punë në Izrael gjersa vendi ynë ende nuk e ka emëruar një ambasador në shtetin izraelit.