Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka kërkuar mbështetjen e Ankarasë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Osmani dhe ministri Akar kanë biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunim ushtarak si dhe për mundësinë e furnizimit me pajisje ushtarake.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit të oficerëve, nënoficerëve dhe pilotëve të FSK-së.
Osmani ka folur edhe për situatën politike aktuale, ku ka potencuar kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme nga Serbia, të cilat synojnë desatabilizimin e rajonit.