Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, ka thënë se tash është që koha e përshtatshme që Serbia t`i pranojë krimet që ka shkaktuar kundër shqiptarëve rë Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në tëitter Ben-Meir ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po bashkëpunojnë për një të ardhme më të mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Tani mund të jetë koha e përshtatshme që Serbia të pranojë mizoritë e saj të tmerrshme të së kaluarës kundër #shqiptarëve të Kosovës, pasi presidenti #serb Vuçiç po përpiqet të bashkëpunojë me kryeministrin shqiptar Rama për një të ardhme më të mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Ben-Meir.
Po ashtu, sipas tij do të ishte mirë që edhe Kosova të përfshihej në projektin Ballkani i Hapur.
“Marrëveshja e Ballkanit të Hapur” do të ishte mirë nëse të gjashtë shtetet e #Ballkanit Perëndimor do të merrnin pjesë në të dhe Kosova do të njihej si shtet i pavarur nga Serbia. Siç qëndron tani, ajo lejon #Serbinë të jetë lojtari dominues”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter”, ka theksuar Ben-Meir.