Më 5 nëntor 2020 mediat shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë kanë shkruar në faqet e para të gazetave me titujt: “Ish-Presidenti Hashim Thaçi arrestohet në Hagë, akuzohet për 100 vrasje gjatë dhe pas luftës në Kosovë!”, “Arrestohen dhe Veseli, Selimi e Krasnqi ” Dhe që nga atëherë po bëhen gati 14 muaj apo 420 ditë që ata gjenden ne burgun e Hagës.
Se si do ta presin Vitin e Ri, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët në burgun e Hagës, apo a do të lirohen në shtëpi për festa që ta presin në shtëpitë e tyre pranë gjirit familjar, zyrtarët nga Gjykata Speciale për krime në Kosovë kanë folur për gazetën zvicerane le Canton27.ch
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/28/auto_00001640718336.png)
Thaçi, Veseli dhe të tjerët mund ta presin Vitin e Ri në burg, ku mund të organizohen, të festojnë, por pa alkool.
“Për momentin nuk ka asnjë vendim nga trupi kompetent i gjyqtarëve në asnjë nga rastet që i jep lirim të përkohshëm ndonjërit prej të akuzuarve. Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit (DMU) e DSK-së u siguron të paraburgosurve mirëqenien në një mjedis të sigurt… ” ka deklaruar zëdhënësja e SCP-së znj. Angela Griep.
Në vazhdim duke folur për kushtet dhe festat në burg ka thënë se:
“Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa dhe raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit.”
Sipas rregullores, personat e paraburgosur mbahen në objektin e paraburgimit i cili drejtohet dhe administrohet nga Njësia e Paraburgimit nën kompetencat e Administratorit të Dhomave të Specializuara.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/28/auto_001640718332.png)
Burgu funksionon konform ligjeve ndërkombëtare dhe trajtimit njerëzor dhe respektit për dinjitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e njeriut. Rregulloret në lidhje me funksionimin e objektit të paraburgimit, përfshirë Rregulloren e Paraburgimit, mund t’i gjeni këtu. KNKK-ja mund të kryejë rregullisht vizita të palajmëruara dhe të pavarura të objektit të paraburgimit për këqyrjen e kushteve të paraburgimit dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut, të së drejtës ndërkombëtare dhe të standardeve të pranuara për trajtimin e të paraburgosurve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/28/auto_01640718330.png)
Në përputhje me rregullën 2.2 të Rregullores së Paraburgimit, të afërmit e ngushtë janë bashkëshortja, partneri, prindërit, fëmija, nipat mbesat, vëllai, motra (duke përfshirë vëllezërit ose motrat vetëm nga babai ose vetëm nga nëna ose vëllezër e motra të gjetura), gjyshërit, dhe dhëndri e nusja.
Nga Gjykata Speciale e Hagës mësojme se që nga 20 dhjetori i këtij viti Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë zyrtarisht kanë filluar sezonin e pushimit të festave dimëroro. Specialja do të rifilloj aktivtetet e saj më 4 janar të vitit 2022. Pra, për dy javë në Gjykatën Speciale nuk do të zhvillohen seanca gjyqësore. Ndërsa, seanca e parë e paraparë që të mbahet me 11 janar të vitit 2022 është ajo ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve. Kurse, gjykimi tjetër i radhës i Gjykatës Speciale për Salih Mustafa, pritet të vazhdojë më 18 janar të vitit të ardhshëm.