Rama: Faleminderit kryeministër për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të Kosovës

Aktuale

Rama: Faleminderit kryeministër për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të Kosovës

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:23
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndihmën e ofruar në tejkalimin e krizës energjetike.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një strategji e përbashkët energjetike mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike mes dy shteteve.

Po e riproduktoj tekstin nga Twitteri per gjestin e kryeministrit Edi Rama! Faleminderit kryeministër @ediramaal për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të Kosovës.

Një strategji e përbashkët energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është rruga përpara!”, ka shkruar Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat