Vdes aktivisti shumëvjeçar i LDK-së në Ferizaj

Aktuale

Vdes aktivisti shumëvjeçar i LDK-së në Ferizaj

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 22:59
Ismet Vranovci

Ka ndërruar jetë anëtari i Kuvendit të Komunës, ish drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Ismet Vranovci.

Vdekja e papritur e Ismet Vranovcit ka shokuar të gjithë ata që e kanë njohur. Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i ka dërguar familjes telegram ngushëllimi për humbjen e anëtarit të familjes.

“Ike e na dhe lamtumirën herët, bashkëqytetar e koleg i dashur, vepra e kontributi që le pas, për Ferizajn e ferizajast, do të mbeten gjurmë të pashlyeshme në historikun e institucioneve tona. Të qoftë i lehtë dheu e dritë pastë shpirti yt!” ka shkruar Aliu

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje mora lajmin rrufe, se papritmas sot, ka ndërruar jetë anëtari i Kuvendit të Komunës, ish drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Ismet Vranovci. Ike e na dhe lamtumirën herët, bashkëqytetar e koleg i dashur, vepra e kontributi që le pas, për Ferizajn e ferizajast, do të mbeten gjurmë të pashlyeshme në historikun e institucioneve tona. Të qoftë i lehtë dheu e dritë pastë shpirti yt! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, kolegëve e të njohurve të të ndjerit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat