Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.
Pas miratimit të këtij Projektligji ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ai thotë se si kryetar i Kuvendit do të kujdeset që ky projekigj të trajtohet me prioritet.
Sipas tij, pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëe.
Postimi i plotë:
E mirëpres votimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Si kryetar i Kuvendit do të kujdesem që, për shkak rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me prioritet.
Pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t'u kthehet qytetarëve.