Dardan Molliqaj jep lajmin e mirë për rastin e degradimit të KEDS-it

Aktuale

Dardan Molliqaj jep lajmin e mirë për rastin e degradimit të KEDS-it

Nga: N. Sh. Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:50
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqajsot është paraqitur në Policia për shkak të deklarimeve të tij për KEK-un.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për ”rastin e degradimit të KEDS-it”.

Molliqaj ka shtuar se qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse.

Sipas tij, fajtori nuk është jetim, dhe këtë do ta kërkojë deri në fund.

Postimi i plotë:

Hetimet kanë filluar. E vërteta do të ngadhënjej.

Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it.

Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse.

Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani. Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat