Vigan Qorrolli dështon të bëhet gjyqtar i Kushtetueses, Hilmi Jashari ka kaluar në raundin e tretë

Aktuale

Vigan Qorrolli dështon të bëhet gjyqtar i Kushtetueses, Hilmi Jashari ka kaluar në raundin e tretë

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:13
Hilmi Jashari dhe Vigan Qorrolli

Vigan Qorrolli nuk do të vazhdojë garën për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, procesi votues për të cilën është duke u mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Qorrolli është rrëzuar në raundin e dytë të votimit për dy pozita të lira në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq, kandidati tjetër, ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka kaluar në raundin e tretë të votimit.

Në një proces të veçantë votimi mes dy kandidatëve, të cilët në votimin e parë të raundit të dytë morën numër të barabartë votash, Hilmi Jashari mori 38 vota kundrejt Vigan Qorrollit që mori 25 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat